Një komedi e zezë pa dialog, që trajton nevojat financiare të një personazhi dhe mënyrën si ato ndikojnë tek të tjerët. Mahadev, një i ri i papunë i sapodiplomuar, lufton për të gjetur një punë me çdo mjet të mundshëm dhe kryqëzon rrugët me një biznesmen dhe një hajdut të vogël. Një temë ku heshtja flet shumë më fort se fjalët. Edhe pse një vepër fiksioni nga autori, të gjithë personazhet janë ndërtuar në mënyrë që të duken shumë realë dhe të afërt, duke garantuar një rrugëtim të pasur, por edhe plot humor, ndërsa situatat tip “mace dhe mi” mes tyre zhvillohen. Gandhi Talks synon të tregojë një histori duke hequr dorë nga dialogu, gjë që është jo vetëm sfiduese, por edhe interesante dhe e veçantë.